Ndeshje e mallkuar! Festa e Milanit prishet nga dy shtylla dhe super portieri i Sassuolos (VIDEO)

15 Dhjetor 2019
17:05
back button

Pas 96 minutash, Milani duhet të dorëzohet me një barazim 0-0 ndaj Sassuolos në “San Siro”, në një ndeshje me shumë emocione, raste, një gol të anuluar, polemika ndaj arbitrit, superpritje të portierit të Sassuolos dhe dy shtylla të Leaos!

Kuqezinjtë ndalen në dy fitore radhazi për 120 vjetorin e themelimit, nuk arrijnë që t’i dhurojnë tifozëve një sukses që do të ishte i merituar. Totalisht e dominuar sfida ndaj Sassuolos, që megjithatë ka pickuar jo pak herë Donnarumma.

Theo Hernandez shënoi në pjesën e parë, por VAR anuloi gjithçka pasi Kessie kishte prekur me dorë topin në aksionin kur francezi goditi dhe gjeti devijimin perfekt.  Po në pjesën e parë Bennacer nuk gjeti dot portën e boshatisur, kurse e dyta foli thuajse kuqezi, me një mori rastesh dhe super pritje të portierit Pegolo. Leao ishte i pafat dhe goditi dy herë shtyllën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit