Ndeshje futbolli në fushën e ndërtuar në skajin më jugor të planetit, ku jetojnë vetëm 50 vetë

3 Shkurt 2023
12:02
Telesport
back button

“South Georgia” është një ishull i Oqeanit Atlantik, në skajin më jugor dhe shumë pranë Antarktidës. Ai është konsideruar si një nga vendet më të vështira për të jetuar në tokë  për shkak të temperaturave shumë të ulta dhe popullsia vendase nuk i kalon të 50 vetët.

Gjithsesi, pak ditë më parë, në këtë ishull të shkretë të planetit tonë, protagonist ka qenë sporti i futbollit. Para se të largohej nga ishulli, ekuipazhi i HMS Protector (një anije e marinës mbretëtore britanike), ka zhvilluar një ndeshje miqësore me 11-shen më të mirë të ishullit.

Në përbërje të ekipit të ishillit ishin anëtarë të qeverisë britanike dhe British Antartic Survey, një organizatë qeveritare që mbikqyr kërkimet shpencore në Antarktidë dhe menaxhon ishullin. Fusha e futbollit e këtij ishulli, e vendosur nën malin Grytviken, është cilësuar si fusha e futbollit e ndërtuar në skajin më jugor të planetit, gati 4000 km nga Poli i Jugut.

Ndeshja u fitua 2-1 nga të “zotët e shtëpisë”, ndoshta të mësuar me terrenin e vështirë dhe kushtet atmosferike. Gjithsesi, ajo do të mbetet një ndeshje futbolli që do të kujtohet gjatë nga të dyja skuadrat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit