Ishte një vorbull emocionesh supersfida e sotme mes Ajax dhe PSV. Në Amsterdam Arena dy skuadrat dhuruan gola dhe argëtim. De Jong hapi rezultatin në të 18-ën pas një asistimi nga Lang, goli i barazimit të Ajax erdhi pak minuta para përfundimit të pjesës së parë me Klaassen që shënoi golin e tij të pestë në ligë.
Në pjesën e dytë shënoi një tjetër ish-lojtar i Interit: Ivan Perisic. Diagonale perfekte nga anësori kroat që i jep sërish epërsinë PSV-së. Por në tetë minuta Ajax e përmbysi rezultatin falë Fitz-Jim dhe Godts që fiksuan rezultatin në 3-2.
Me kete sukses, djemte e Fariolit, qe duhet theksuar ka ringritur Ajax pas kaosit dhe krizes se ndodhur sezonin e shkuar, tashme jane vetem 5 pike larg kreut qe mbahet nga PSV dhe kane nje ndeshje me pak.
Per PSV ishte humbja e pare ne kampionat pas 10 ndeshjesh radhazi dhe 10 fitoresh.