Ndeshjet e nëntorit, Sylvinho merr vetëm lajme të mira! Lojtarët kuqezi po luajnë shkëlqyeshëm

4 Nëntor 2024
17:33
Telesport
back button

Në Federatën Shqiptare të gjithë janë të lumtur me formën e lojtarëve të kombëtares pak ditë përpara ndeshjeve të nëntorit.

Legjionarët kuqezi po tregojnë se janë të uritur për sukses dhe duken mjaft mirë fizikisht, gjë që e tregojnë me performancat e tyre në fushë.

Kështu, Nedim Bajrami u bë sërish protagonist për Rangers, duke shënuar në gjysmëfinalen e kupës së ligës në Skoci. Mesfushori shënoi edhe në ndeshjen e fundit të Rangers në kampionat.

Pas golit kundër Galatasaray, Ernest Muçi në fundjavë gjeti sërish rrugën e rrjetës ndaj Kasimpasa. Futbollisti kuqezi shënoi golin e vetëm të Besiktas në humbjen 1-3 në shtëpi. Për Muçin ky ishte goli i tretë këtë sezon në kampionatin turk.

Të goli këtë fundjavë u rikthye edhe Myrto Uzuni. Më sakt, ai shënoi një supergol ndaj Zaragozës. Ky ishte goli i gjashtë sezonal për Uzunin në kampionat.

Ndërkohë, nga minuta e parë në fundjavë luajtën edhe Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Mitaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Taulant Seferi, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Jasir Asani dhe Cristian Shpendi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit