Ndëshkoi Ajax-in, Asensio takon 11 anëtarët e familjes së tij holandeze

15 Shkurt 2019
22:40
back button

Real Madrid, nëpërmjet një njoftimi në “Twitter” ka njoftuar atë që ndodhi pas ndeshjes së luajtur dhe fituar nga Los Blancos në Holandë ndaj Ajax me rezultatin 2-1.

Sulmuesi i madrilenëve, Asensio, autor i golit deçiziv që i dha fitoren Real Madrid, është takuar me plot 11 anëtarë të familjes së tij holandeze, nga ana e mamasë.

Mes tyre edhe gjyshen e moshuar që i tha: “Ushqehu dhe fli mirë”. Në video shfaqen Asensio dhe gjyshja duke komunikuar në gjuhën holandeze, për të konkluduar me një përqafim emocionues.

Natyrisht vetë sulmuesi i Real Madrid mbeti i prekur nga ky takim emocionues, aq sa e konsideroi një gëzim të madh momentin e përjetuar me familjen e tij dhe veçanërisht me gjyshen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit