Ndizet derbi andaluz për lojtarin e Milanit: kosto e operacionit!

10 Gusht 2020
15:44
Telesport
back button

E ardhmja e Davide Calabria mund të jetë në Spanjë. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, për mbrojtësin e Milanit ndizet derbi andaluzian midis Sevilla dhe Betis, me ekipin bardhejeshil të favorizuar pasi e kanë kontaktuar prej kohësh italianin dhe klubin kuqezi.

Lojtari ka ndryshuar kohët e fundit agjentin, që tashmë është duke punuar për transferimin e tij në La Liga. Calabria ka një vlerësim nga 12 deri në 15 mln euro për Milanin, që do të shtonte këto para të gjithë në plusvlerë, pasi mbrojtësi është produkt i ekipit të të rinjve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit