Ndizet gara për super yllin: “Guardiola i ka telefonuar për ta marrë te City”

29 Maj 2023
16:47
Denis Hakanaj
back button

Pep Guardiola telefonon Neymar. Këtë e raporton L’Equipe, sipas së cilës trajneri spanjoll do të kishte bërë një sondazh për një transferim të mundshëm të brazilianit te Manchester City.

Kampionët e Anglisë në fakt do të kishin hyrë në garë për sulmuesin e PSG-së, i cili ka përfunduar në radrin e klubeve të tjera angleze si United, Chelsea dhe Newcastle.

Megjithatë, sipas L’Equipe, do të kishte shumë pak shanse për ta parë ish-lojtarin e Barcelonës me fanellën e Cityt sezonin e ardhshëm.

Neymar është i lidhur me PSG-në deri në vitin 2027 dhe duket se synon të ndryshojë klubet në sesionin e ardhshëm të merkatos të verës. Në Premier League ka disa skuadra të interesuara për lojtarin.

Mbi të gjitha Manchester United, i cili është kualifikuar në Champions League e ardhshme dhe po e tërheq brazilianin falë ndihmës së Casemiro, shokut të kombëtares së Neymar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit