NDODH BEFASIA! Pas Milanit, edhe Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë. Penalltitë fatale me ekipin e mbijetesës (PAMJET)

17 Janar 2023
23:59
Telesport
back button

Pas eliminimit te bujshem te Milanit nga Kupa e Italise, nje tjeter skuader big e Serie A i thote lamtumire turneut dhe eshte Napoli kryesues i Luciano Spallettit qe sonte ka pare veten te dale jashte turneut… Skuadra axurre ishte e pafat te shorti i penalltive, aty ku Cremonese ka triumfuar 5-4! Në çerekfinale, skuadra e mbijeteses dhe qe ka ndryshuar trajner do të gjejë Romën!

PENALLTITE – VIDEO

Ndeshja nisi keq per Napolin qe menjehere pesoi gol nga Pickel por ishte Simeone dhe Juan Jesus ata qe permbysen gjiithcka. U duk sikur do te ishte shetitje por nuk ndodhi keshtu pasi pjesa e dyte perpos rasteve te vendasve nuk mbylli sfiden.

Ate e rihapi edhe njehere Cremonese duke gjetur golin me peshe te Afena-Gyan ne minuten e 87-te. Ish-sulmuesi i Roma-s shenoi golin e 2-2 dhe ne shtese Cremonese mbeti edhe me dhjete por Napoli nuk arriti dot qe te fitonte..

Keshtu, te penalltite, te Cremonese nuk gaboi askush ndersa per Napolin vendimtare ishte penalltia e gabuar nga Lobotka qe e nxorri jashte. Afena-Gyan do te shenonte penalltine vendimtare te kualifikimit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit