“Ndoshta kjo ishte hera e fundit që luajta në Australian Open”

12 Shkurt 2020
12:11
Telesport
back button

Tenistja ruse Maria Sharapova mori pjesë në grand slam të Australian Open falë një ftese që i dhanë organizatorët e këtij grand slam. Gjithsesi, ajo nuk e përligji këtë besim, pasi u eliminua që në raundin e parë të këtij turneu (u mund nga rivalja kroate Donna Vekic).

Dy javë pas përfundimit të turneut të zhvilluar në Melburn, tenistja ruse befasoi me deklaratën e saj. “Është gjithnjë e trishtë kur eliminohesh që në raundin e parë të një eventi të madh, por kjo është një gjë që duhet ta llogaris për të ardhmen time”, tha Sharapova, që mund të tërhiqet nga sporti.

Ndoshta kjo ka qenë hera e fundit që luajta në Australian Open. Nuk e di se çfarë do të bëj muajt në vazhdim. Vjet luajta 7-8 turne dhe renditja për mua ka dalë në plan të dytë. Kam nevojë për më shumë besim edhe pse stërvitem çdo ditë për t’u përmirësuar”, tha Sharapova, tashmë 32 vjeçe.

Tenistja ruse Maria Sharapova

Lajme të tjera

Lajmet e fundit