Lidershipi te Milani po ndryshon. Trajneri Fonseca ka marrë vendime të reja lidhur me lojtarët të cilët do të mbajnë shiritin e kapitenit.
Blerjet e merkatos së verës, Alvaro Morata dhe Youssouf Fofana, bashkë me portierin Mike Maignan, do të jenë tre kapitenët e kuqezinjve në ndeshjen e ardhshme.
Davide Calabria, Rafael Leao, Theo Hernandez dhe Fikayo Tomori kanë qenë të gjithë kapitenë sipas radhës në fillimin e këtij sezoni, por Fonseca mendon se Milanit i duhen 5 liderë.
Calabria ka qenë tri herë kapiten këtë sezon, kurse Tomori dhe Leao një herë. “La Gazzetta dello Sport” raporton se Fonseca do ta zgjasë listën me dyshen Morata dhe Fofana.