Ndryshoi mendje pasi i doli burri nga burgu, modelja spanjolle sqaron pse nuk divorcohet nga Dani Alves

29 Korrik 2024
8:17
Alfred Lleshi
back button

Pas lajmit për sulmin seksual të Dani Alves ndaj një vajze të re në banjën e klubit të natës “Sutton” në Barcelonë, natën e 30 dhjetorit 2022, të gjitha lëvizjet e asaj që ishte dhe është ende partnerja e brazilianit filluan të shqyrtoheshin me lupë. E kemi fjalën për modelen nga Tenerife, Joana Sanz.

Ajo fillimisht zgjodhi ta mbështeste ish-futbollistin, pavarësisht burgosjes së tij të përkohshme, por më vonë deshi të ndahej prej Alves. E bëri këtë përmes një letre lamtumire në rrjetet sociale, nga e cila fshinë të gjitha gjurmët së bashku, ashtu edhe përmes kërkesës për divorc. Më pas ndryshoi mendje, duke nënvizuar se nuk do ta linte vetëm bashkëshortin në momentin e tij më të vështirë.

Pas lirimit me kusht të futbollistit nga burgu “Brians 2” deri në zgjidhjen e ankesave të palëve dhe vendimin përfundimtar të gjykatës, çifti ka rifilluar lidhjen, madje po pushon në Ishujt Kanarie së bashku, por duke bërë tashmë një jetë më diskrete.

Mirëpo, shumë ndjekës të saj e kanë patë si diçka të shëmtuar për modelen këtë pajtim apo shans të dytë që i jep brazilianit të dënuar për sulm seksual. Vetë ajo vetë ka dashur ta sqarojë situatën gjatë një raundi pyetje-përgjigjesh në Instagram: “Unë nuk besoj te martesa. Ju ftoj të gjithëve të martoheni, të festoni lidhjen në çift, sepse është një kujtim i mrekullueshëm për t’u kaluar, shumë argëtues. Aq më tepër nëse e ndani këtë ndjenjë të bukur me të dashurit tuaj, përndryshe martesa nuk është gjë tjetër veçse diçka e firmosur në letër”.

Po kështu, Joana Sanz ka treguar edhe pse është ende e martuar me futbollistin brazilian: “Nuk është aq e lehtë, kur një martesë nuk të çon më askund, të divorcohesh. Mendova se ishte më shumë e njëjta gjë, një copë letër e nënshkruar dhe kaq. Nëse dashuria është ende e madhe mes çiftit, më duket ide shumë e keqe të divorcohesh”.

Joana Sanz ka sqaruar se cila është situata e saj sentimentale tani: “Jetoj në dashuri. Gjithmonë një zemër e dashuruar, qoftë me partnerin, me miqtë… sado dhimbje të ketë, është gjithmonë e dashuruar. Pa dashuri, çfarë është jeta? Është bukur të kesh dashuri brenda vetes, ta përjetosh këtë ndjenjë të bukur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit