“Ndryshojnë shumë”, – Ter Stegen tregon dallimin mes Valverdes e Setien

17 Janar 2020
20:04
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri titullar i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, foli në lidhje me ndryshimet e fundit te klubi katalanas me largimin e Ernesto Valverdes dhe afrimin e Quique Setien. Numri një i portës do të rikthehet në dispozicion të trajnerit të tij dhe pritet të jetë titullar ndaj Granadas. 

“Para së gjithash dua të falenderoj Valverden që ka bërë një punë shumë të mirë për dy vite. Kam shumë respekt për të. Kemi një trajner të ri tani që po mundohet të ndryshojë gjërat. Çdo person ka idetë e tij për futbollin. Ne po e dëgjojmë dhe po përpiqemi të bëjmë gjërat që na kërkon. Shpresojmë të kemi sukses”. 

Gjermani nuk luajti në Superkupën e Spanjës, pasi ishte i dëmtuar. “Jam me grupin dhe i lumtur që u riktheva. Duhet të luftojmë të shtunën për 3 pikët e radhës. Këtë duam të arrijmë. Do të shohim përpara për kampionatin dhe Champions Leaguen”, – tha portieri. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit