Në Angli konfirmojnë: Ferrari ofertë e çmendur për të sjellë Hamilton te “kokëkuqja”

22 Maj 2023
12:21
Telesport
back button

Nga Anglia vjen lajmi se Ferrari ka gati një kontratë me vlerën e 40 milionë stërlinave në sezon për të siguruar shërbimet e pilotit britanik Lewis Hamilton. Lajmi konfirmohet nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas së cilës është presidenti i “kokëkuqes” Lapo Elkann ai që udhëheq bisedimet me 7 herë kampionin e botës në Formula 1.

Te Ferrari besojnë se ardhja e Hamilton do të rikthejë makinën italiane te titulli kampion, duke i dhënë mundësi të fitojë titullin e tetë dhe kalojë legjendën Michael Schumacher. Këtë gjë do ta bëjë me duke pilotuar një makinë “të kuqe”, ëndërr e çdo piloti në Formula 1.

Kontrata e britanikut me Mercedes skadon në fund të këtij sezoni dhe rinovimi duket ende larg edhe pse Toto Wolff shprehet se kjo gjë do të ndodhë. Ideja e Ferrari është shkëmbimi i pilotëve, duke marrë Lewis Hamilton dhe dërguar te Mercedes monogaskun Charles Leclerc, që gjithashtu ka qenë i pakënaqur nga rendimendi i këtij sezoni.

Gjithsesi, nuk hidhet poshtë ideja e një dyshe të fortë pilotësh mes Hamilton e Leclerc, duke larguar spanjollin Carlos Sainz. Britaniku pret një përgjigje edhe nga Mercedes, për të parë nëse ata do të ndërtojnë një makinë fituese, që do t’i jete mundësi të duelojë për fitore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit