Në Angli zgjidhet ekipi më i mirë i sezonit të kaluar, një përjashtim tërbon tifozët

20 Gusht 2024
22:08
Denis Hakanaj
back button

Skuadra e vitit e Premier League e sezonit 2024/25 është zbuluar mbrëmjen e sotme dhe shumë tifozë nuk janë aspak të kënaqur.

Mbrëmjen e sotme po zhvillohen çmimet vjetore të PFA (Professional Footballers’ Association), ku të pranishëm janë disa prej futbollistëve më të mirë në botë.

Çdo vit, lojtarët votojnë për njëmbëdhjetë më të mirët mes tyre për të hyrë në ekipin PFA të vitit.

Dhe pas shpalljes së skuadrës së vitit në Premier League, tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale pasi një emër i madh u la jashtë.

Pavarësisht se shënoi 22 gola në Premier League sezonin e kaluar, ylli i Chelsea Cole Palmer u la jashtë skuadrës së vitit.

Duke reaguar ndaj mungesës së tij, një tifoz shkroi: “Ç’është kjo? Nuk është Palmer në skuadrën e vitit?”.

Një tifoz i Chelseat ra dakord, duke shkruar: “Pra, personi me më shumë G/A (gola/asiste) nuk bën pjesë? Çfarë?”.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Siç tha dikur Mourinho, ka një axhendë kundër Chelseat”.

Skuadra e plotë e vitit në Premier League është: Raya, Saliba, Van Dijk, Magalhaes, Walker, Rodri, Rice, Odegaard, Haaland, Foden dhe Watkins.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit