Në Arabi të “lodhur” me Roberto Mancini, pak pikë dhe shumë polemika: E papranueshme

17 Tetor 2024
10:04
Telesport
back button

Klima rreth trajnerit Roberto Mancini nuk është aspak e qetë. Barazimi kundër Bahrein ka vënë në dilemë kualifikimin e Arabisë Saudite për Botërorin e ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga trajneri Italian aktualisht ndodhet e treta me 5 pikë, po kaq sa edhe Australia (e dyta në grupin C).

Humbja ndaj Japonisë pak ditë më parë kishte ndezur kambanat e alarmit, por tashmë situata duket më e qartë. Udhëheqja saudite nuk është aspak e kënaqur me performancën e “Skifterëve të Gjelbër”. Gishti është drejtuar nga ish-trajneri i kombëtares italiane.

Yasser Al Misehal, kreu i federatës saudite konfirmoi largimin e mundshëm: “Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve tanë që na mbështesin. Është një situatë e papranueshme, ne kemi dy pikë në tri ndeshjet e fundit në shtëpi. Ne do të marrim një vendim”.

Edhe vetë tifozët sauditë i përkeqësuan gjërat duke u përplasur verbalisht me Mancini menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Bahrein. Në tribunat e “King Abdullah Sports City” në Jeddah, një tifoz tregoi një imazh në telefonin e tij në të cilin fotoja e Mancinit shfaqej me fjalën “IK” bashkangjitur.

Pas ndeshjes, Mancini u shfaq dukshëm i zemëruar dhe nuk bëri asnjë koment për ndeshjen. Siç raporton portali saudit Arab Neës, këto janë orë reflektimi. Mancini krenohet me një kontratë me vlerë 18 milionë dollarë në vit, plus gjashtë bonuse, deri në vitin 2027.

Gjithçka tregon për një ndarje të parakohshme. Që nga eliminimi në Kupën e fundit të Azisë në fazën e 16-të kundër Koresë së Jugut, diçka ka ndryshuar. Projekti i Botërorit 2026 mes Mancios dhe kombëtares arabe duket se është i destinuar të marrë fund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit