Tregu i transferimeve të Inter po lëviz në shumë fronte, nga portieri te mbrojtësi qendror dhe mbrojtësi i djathtë. Dhe, nga Belgjika vijnë lajme në lidhje me pasardhësin e Denzel Dumfries (po shkon te Real Madrid).
Spas mediave, klubi zikaltër së shpejti do të dërgojnë ofertën e tyre të parë zyrtare për Anan Khalaili. Për anësorin arabo-izraelit nga Union St. Gilloise është interesuar gjithashtu edhe Napoli.
Gjithsesi, asnjë nga klubet italiane ende nuk kanë arritur një marrëveshje me klubin belg. Konfirmohet se Inter është gati të ofrojë rreth 25 milionë euro për të siguruar lojtarin e lindur 22-vjeçar.







