Në stadiumin “Santiago Bernabeu” luhet sot në mbrëmje gjysmëfinalja e kthimit të Champions League mes Real Madrid e Bayern Munich. Dy skuadra barazuan 2-2 në ndeshjen e parë në Gjermani dhe fituesja e sotme do të shkojë në finale, ku ndodhet Borussia Dortmund (eliminoi PSG).
Trajneri i bavarezëze, Thomas Tuchel, pak para kësaj sfide delikate për të dhe ekipin e tij, tha: “Ky është një nga stadiumet më të vështirë për t’u fituar, por nuk është e pamundur. Në ndeshjen e parë patëm mundësinë. Ne luajmë një gjysmëfinale me shpresën për të shkuar në Wembley”.
“Ndaj Real na duhet pak fat dhe saktësi. Të dyja skuadrat janë shumë të mira në mbajtjen e topit në mes të tyre”, tha më tej trajneri Tuchel, që i trembet Toni Kross dhe pasimeve të tij: “Ai është një lojtar themelor, e përballon pa sforcim presionin e veshjes së kësaj fanelle. Absolutisht i jashtëzakonshëm”.
Më tej, duke folur për sfidën e sotme, Tuchel tha: “Asnjë ekip nuk do të dominojë gjatë gjithë ndeshjes dhe një skuadër thjesht do të kundërpërgjigjet. Na duhen faza si kjo për t’u rikuperuar pak. Kjo do të jetë ndeshja e ndeshjeve. Ne duam t’i ndihmojmë lojtarët të arrijnë formën e tyre më të mirë”.
“Ne të gjithë duhet të besojmë në kauzën tonë. Duhet të mendojmë se jo gjithçka do të shkojë në mënyrë perfekte. Por ne mund ta realizojmë ëndrrën tonë dhe ta mposhtim Real Madrid nëse tregojmë mentalitetin e duhur. Kane? Ne kemi një lojtar të madh, ai tregoi gjithçka që shpresonim”, tha Tuchel.