“Ne brazilianët jemi të nxehtë por kur nxeheni ju shqiptarët…” Sylvinho e mori vesh pikën tonë të dobët

11 Shtator 2024
19:05
Telesport
back button

Sylvinho mendon se shqiptarët janë një popull që i shpreh dukshëm nervat. Trajneri i kombëtares kuqezi bëri një batutë interesante mbrëmë pas ndeshjes me Gjeorgjinë.

Kur pa se shumica e lojtarëve tanë po refuzonin të jepnin intervista për gazetarët, për shkak se nuk ishin aspak në humor, braziliani u shpreh: “Ne brazilianët jemi të nxehtë, por kur nxeheni ju shqiptarët…”

Ka të drejtë. Kur shqiptarët nuk janë në humor, më mirë të mos flasë askush kur është afër. Ne i shprehim emocionet dhe shpesh themi gjëra që nuk i mendojmë realisht.

Shqipëria bëri paraqitje nën mesatare ndaj Gjeorgjisë. Kuqezinjtë nuk gjuajtën në portën kundërshtare në asnjë rast të mundshëm që patën. Kjo, me siguri, i ka acaruar djemtë tanë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit