Në dilemë pista e Stambollit, gati organizimi i garës “dopio” në Austri

14 Maj 2021
9:00
Telesport
back button

Formula 1 nuk heq dorë për të zhvilluar 23 gara këtë sezon, një rekord për këtë sport, pavarësisht vështirësive që po hasin për shkak të pandemisë. Turqia hyri në kalendarin e garave këtë sezon duke zëvendësuar garën e Kanadasë, por gara e Stambollit (më 13 qershor) mund të anullohet.

Shkak është numri i madh i rasteve me koronavirus në këtë vend dhe masat anti-Covid që kanë vendosur disa shtete, duke detyruar karantinë 10-14 ditore për personat që vijnë nga ky shtet. Mediat sqarojnë se rokada e pistave Baku-Stamboll, siç ishte menduar fillimisht, është e pamundur të organizohet.

Prë këtë arsye, po mendohet një tjetë modifikim i kalendarit dhe i datave, duke zhvilluar dy gara në pistën austriake të Spielberg. Kjo gjë ndodhi edhe vjet në këtë pistë, që duket se jep garanci. Kështu, mendohet që pas garës së Baku, më 6 qershor, të garohet në Francë dhe më pas dy gara në Austri.

Kalendari aktual

6 qershor, Baku (Azerbajxhan)

13 qershor, Stamboll (Turqi)

27 qershor, Le Castellet (Francë)

4 korrik, Spielberg (Austri)

Kalendari i modifikuar

6 qershor, Baku (Azerbajxhan)

20 qershor, Le Castellet (Francë)

27 qershor, Spielberg (Austri)

4 korrik, Spielberg (Austri)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit