Në Dortmund po ndodh e pabesueshmja, Bayern 45′ larg titullit (Video)

27 Maj 2023
16:20
Denis Hakanaj
back button

Sot zhvillohet java e fundit e Bundesliga-s 2022/23.

Borussia Dortmund ka shansin e artë për të thyer dominimin 10-vjeçar të Bayern Munich dhe të fitojë titullin. Verdhezinjtë luajnë në shtëpi kundër Mainz-it.

BORUSSIA DORTMUND-MAINZ – 0-1 – VIDEO

Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për verdhezinjtë. Mainz, në fakt, ka shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh 2-0.

PENALLTIA E GABUAR NGA HALLER – VIDEO

15 minuta u kanë mjaftuar miqve për të zhbllokuar ndeshjen me Olsen. Megjithatë, 4 minuta më vonë vendasit kanë pasur mundësinë të barazojnë me penallti, por Haller është ndalur nga portieri Dahmen.

BORUSSIA DORTMUND-MAINZ – 0-2 – VIDEO

Situata është përkeqësuar për Dortmund-in në minutën e 24-t, me miqtë që kanë dyfishuar avantazhin me OnisiWo, i cili ka përfituar nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes.

BORUSSIA DORTMUND-MAINZ 2-2 – VIDEO

Bayern Munich, nga ana tjetër, po fiton 2-0 në fushën e Koln falë një goli të Coman në minutën e tetë. Nëse rezultati nuk ndryshon në Dortmund, bavarezët do të fitojnë titullin e radhës në Bundesliga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit