Në Durrës fiton… era e fortë! Teuta dhe Partizani ndahen në paqe, por sa raste nga ekipi i Dajës (VIDEO)

25 Janar 2021
18:45
Telesport
back button

Partizani dhe Teuta nuk vritën por në “Niko Dovana” fiton era… Dy gola u shënuan në pjesën e parë dhe aq ngeli rezultati deri në fund, edhe pse duhet thënë se djemtë e Ilir Dajës provuan ta fitonin me të paktën 3 raste shënimi në fund të ndeshjes.

Pjesa e parë ishte e dyluftuar dhe të kuqtë pas 8 minutash gjetën golin me Jasir Asani, por Lorenco Vila do të barazonte shifrat me kokë duke përfituar në goditje këndi.

Shumë faulla dhe ndërprerje, por edhe lojë dinamike në “Niko Dovana”, ku kushtet atsmferike dhe era shpesh ndryshonin drejtimin e topit.

Në pjesën e dytë Partizani mbeti me dhjetë futbollistë pas daljes me të kuq nga ana e Murataj, ndërsa Çinari dhe Bitri patën rastet për të mbyllur sfidën dhe për t’i dhënë fitore ekipit të kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit