“Në fillim futbolli ishte jeta ime”, Kounde: Ndërsa tani…

17 Nëntor 2024
12:14
Telesport
back button

Jules Kounde është rrëfyer në një intervistë të dhënë për podkastin The Bridge.

“Për mua është e vështirë sepse kam shumë interesa. Dua që familja ime të jetë mirë, por dua të ndihmoj edhe persona të tjerë.

“Do të gënjeja po të thoja se e dua akoma futbollin sa e doja në fillimin e karrierës. Atëherë ishte jeta ime, ndërsa tani është thjesht puna ime.

“Kur kam filluar futbollin çdo gjë tjetër në jetën time ishte në plan të dytë”.

Kounde ka shtuar më pas: “Nuk e shikoj veten si trajner. Por më duket shumë interesante marrëdhënia mes lojtarëve dhe trajnerit. Megjithatë, është një punë shumë stresuese dhe e komplikuar”.

“Ndonjëherë njerëzit nuk kuptojnë se kemi kriteret dhe objektivat tona në një lojë. E di më mirë tani se çfarë mund të bëj në fushë.

“Në rastin time, kur luaj si mbrojtës i djathtë, gjykohem për gjëra që nuk janë pikat e mia të forta. Por e kam të qartë se kam ndryshuar pozicion dhe më kërkohen gjëra të tjera. Po punoj në këtë aspekt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit