“Në fillim s’ishte e lehtë”, Chelsea: Ja pse zgjodha Chelsea-n

24 Shtator 2022
16:57
Denis Hakanaj
back button

Një nga transferimet më të bujshme të merkatos së verës ka qenë edhe kalimi i kalidou Koulibaly nga Napoli dhe Seria A te Chelsea dhe Premier League.

Pas tetë vitesh me klubin napolitan qendërmbrojtësi ka zgjedhur t’i thotë lamtumirë Italisë dhe të transferohet në Angli, te Chelsea i Todd Boehly.

Në një intervistë të dhënë për Quotidien, futbollisti senegalez është kthyer të flasë për zgjedhjen e bërë në merkaton e verës:

“Chelsea erdhi dhe unë nuk u mendova gjatë. Jam te një prej pesë klubeve më të mirë në botë, me një histori të madyhe, një skuadër të mësuar me fitore.

“Nënshkrimi me Chelsea-n ka qenë një gjë shumë e mirë për mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu në Londër”, ka thënë Koulibaly.

“Në fillim ka qenë pak e vështirë sepse më është dashur të transferoj tetë vite të jetës sime në Londër. Është një gjë e vështirë për t’u bërë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit