“Në finale ishte radha ime të shënoja, ishte gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë”

15 Korrik 2024
13:17
Telesport
back button

Spanja fitoi Euro 2024 pas fitores 2-1 ndaj Anglisë në finalen e luajtur në Berlin. Njeriu që i dha fitoren skuadrës iberike ishte Mikel Oyarzabal, që realizoi golin e fitores në minutën e 86-të të ndeshjes.

Duke folur sot për RTVE, ai u shpreh i kënaqur si për golin ashtu dhe për fitoren. “Unë bëra detyrën time dhe pata fatin të shënoja golin e fitores. Nëse jeni mjaftueshëm me fat për të shënuar një goli të tillë mendoj se është gjëja më e mirë”, tha Oyarzabal.

E kam pasur të vështirë rikthimin pas dëmtimit, kështu që ky gëzim është i veçantë pas gjithçkaje që kam kaluar. Në kombëtare kishin shënuar thuajse të gjithë, ndaj mbrëmë ishte radha ime dhe ia dola mbanë. Kjo fitore ishte për të gjithë”, tha Oyarzabal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit