NË FRYMËN E FUNDIT | Partizani përmbys Teutën nën rrebeshin e Elbasanit (VIDEO)

26 Nëntor 2021
18:58
Telesport
back button

Partizani merr fitoren e dyte ne kampionat, teksa faza e dyte ka nisur me 3 pike. Djemte e Ilir Dajes u shperblyen ne fund dhe tani ngjiten ne renditje duke iu larguar zones se ftohte. Teuta zhytet në krizë, pasi nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit.

Partizani-Teuta ishte ndeshja hapëse e javës së dhjetë dhe njëkohësisht e fazës së dytë të Abissnet Superiores, me dy skuadrat që u përballen në “Elbasan Arena”
Ishte një ndeshje e bukur e luajtur nën rrebesh, ku në pjesën e parë erdhi avantazhi i kampionëve të Shqipërisë me Gjorgiev në minutën e 25′.

Në pjesën e dytë, skuadra e Ilir Dajës u mundua të reagonte por me rrëmuje, teksa minutat e fundit ishin të zjarrta, aq sa fillimisht Stenio Junior me penallti dhe më pas Tedi Cara në frymën e fundit, përmbysën rezultatin në 2-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit