“Në fushë nuk kam shumë shokë”, Barella: Inter-i? Në fillim ishte e çuditshme

18 Qershor 2024
16:14
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Interit dhe i kombëtares italiane, Nicolò Barella, foli për Football Emotion Italia, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga tifozët në Instagram:

– Çfarë ndjeve pas fërshëllimës së fundit në derbi?

“Ishte e mrekullueshme. Ne kishim sigurinë për fitoren e titullit, por ta bënim këtë në derbi do të ishte një plus për tifozët tanë dhe për gjithçka. Ne u përpoqëm dhe ia dolëm të merrnim në shtëpi këtë rezultat të jashtëzakonshëm.

“Pas fërshëllimës së fundit, megjithatë, u gëzova, por më pas shtrëngova duart me lojtarët e Milanit, sepse edhe unë përjetova ndjenjën e humbjes së një titulli, ashtu siç humba një finale të Champions League dhe një finale të Europa League”.

– Çfarë mendove kur more telefonatën e Inter-it?

“Nuk po them se e prisja, por duke kuptuar që kur isha në Cagliari isha thirrur nga kombëtarja dhe për këtë arsye karriera ime po ngrihej, ishte logjike të shkëputesha nga rrënjët e mia.

“Ka pasur shumë oferta para dhe pas atij sesioni të merkatos, por unë menjëherë e përqafova projektin e Inter-it dhe e pranova menjëherë sfidën. Në fillim ishte e çuditshme, por tek Inter më bënë të ndihesha i rëndësishëm menjëherë; më pritën sikur të isha pjesë e familjes, gjithçka ishte e thjeshtë”.

– Çfarë bën para se të hyni në fushë? A keni një rutinë?

“Deri para 2-3 vitesh bëja gjeste të përcaktuara mirë para ndeshjes. Tani jam shumë më i qetë, më pëlqen të qesh me shokët e skuadrës para ndeshjes”.

– Të kanë sjellë fat ritualet?

“I bëra sepse besoja në to. Për shembull, përpara se të isha i sigurt për titullin nuk i prisja më flokët, por atje ishte më shumë një shaka me shokët e mi të skuadrës.”

– Çfarë emocioni ndjetë kur shënuat golin e parë në San Siro?

“E mbaj mend sepse nuk po vinte… Në të vërtetë shënova të parin në Champions League kundër Slavia Pragës, por ai kundër Veronës në kampionat ishte më emocionues. I pari ishte i mirë por solli një barazim, por shpërthimi i San Siro-s është gjithmonë i bukur”.

– Cili është kujtimi më i veçantë i kampionatit të fundit europian?

“Një nga më të mirët ishte ndeshja kundër Austrisë; ne ishim jashtë garës sepse Marko Arnautovic na shënoi. Pas asaj ndeshje fillova të them se ishte viti ynë.”

– Si kaloni nga të qenit rivalë në klube në miq në ekipin kombëtar?

“Në fushë kam pak miq, jashtë fushës kam një mijë sepse jam një person tjetër. Ky është pasioni ynë, adrenalina, dëshira për të fituar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit