Në gjurmët e babait, djali i Shaquille O’Neal do të luajë me ekipin e Lakers

25 Qershor 2022
11:57
Telesport
back button

Shareef O’Neal, djali i ikonës së NBA-së, Shaquille O’Neal, nuk u përzgjodh në “draft” të një ditë më parë edhe pse ishte regjistruar e shpresonte shumë. Gjithsesi, 22-vjecarit i ka buzëqeshur fati një ditë më pas.

Ai ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Lakers për të luajtur në Summer League (Liga e Verës), duke patur kështu mundësi të vërë në dukje aftësitë e tij. Me Lakers ka luajtur edhe babai i tij, duke u shpallur kampion në NBA.

Gjatë 3 viteve të fundit te skuadra universitare e LSU, lojtari ka patur probleme në zemër dhe në këmbë, duke mos qenë rregullisht në fushë. Ai e mbylli sezonin me 2.9 pikë dhe 2.1 rebound për ndeshje, pa shkëlqyer shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit