Në Itali janë të çmendur pas Mario Mitaj, flet agjenti i tij: A do të vijë në Serie A? Unë them…

14 Qershor 2024
10:04
Alfred Lleshi
back button

Agjenti Silvio Pagliari, i intervistuar nga “Sky Sport”, foli kështu për rivalin e parë të Italisë në “Euro 2024”: “Shqipëria është një kombëtare e fortë, e kam ndjekur gjatë gjithë raundit kualifikues.

Po flasim për një ekip të mirëvendosur në fushë, i cili ka një mentalitet të fortë. Përdor skemën 4-2-3-1, një formacion i bukur, kompakt dhe agresiv. Shqipëria sigurisht që nuk ka mbërritur për pushime në Kampionatin Evropian të Gjermanisë”.

Pagliari u ndal edhe te klienti i tij Mario Mitaj, mbrojtësi i majtë i Lokomotiv Moska, që Lazio dhe Bologna e pëlqejnë shumë në Itali: “Mitaj është një lojtar i rëndësishëm, një mbrojtës i majtë i lindur në vitin 2003. Ka shumë interes për të, në Itali e gjetkë. A do të vijë në Serie A? Unë them jo…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit