Në kërkim për dy sulmues anësorë, Bayern hedh sytë nga Napoli dhe Real Madrid

15 Tetor 2024
18:19
Telesport
back button

Te Bayern ka nisur puna për vëzhgimin e lojtarëve opsionalë për merkaton 2025 për ofensivën dhe sidomos atë nga krahët. Klubi do të largojë yje si Kingsley Coman dhe Serge Gnabry.

Sipas planit të bavarezëve, do të transferohen lojtarë të cilët mund të pësojnë rritje në vlerë me kalimin e viteve dhe jo të fiksohen për vetëm 2-3 sezone në Mynih.

Emrat e përmendur së fundmi janë disa, por më pikanti është Arda Guler i Real Madridit. Turku nuk ka hapësira të mjaftueshme në “Santiago Bernabeu”, kurse Bayern mund t’i premtojë më shumë aktivizim.

Mason Greenwod është emri i dytë në listë, aktualisht te Marseille, ku u transferua verën e kaluar. I treti në objektivat e Bayern Khvicha Kvaratskhelia, vlera e te cilit llogaritet 80 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit