“Në Liverpool nuk kemi ardhur për turizëm, të luash në Anfield është një sfidë e madhe”

5 Nëntor 2024
12:08
Telesport
back button

Champions League do të dhurojë sot një nga sfidat më të bukura të kësaj jave, atë mes Liverpool dhe Bayer Leverkusen. Te skuadra gjermane drejton një emër i njohur për tifozët e “Anfield”, Xabi Alonso, që ka qenë dikur pjesë e ekipit që fitonte Champions League.

Gjithsesi, këtë herë spanjolli vjen si kundërshtar dhe me objektiva të tjerë: “Do të shohim pas ndeshjes se si ndihem. Do të ketë një moment për gjithçka, por kryesorja nuk jam unë. Janë lojtarët. Këtu nuk kam ardhur për turizëm, por jam fokusuar te ndeshja”.

Më tej, Xabi Alonso shtoi: “Rivalët tanë janë në një moment të mirë, kryesojnë si në Champions ashtu dhe në Premier. Të dyja skuadrat kanë lojtarë të mëdhenj, ndaj do të jetë një ndeshje e bukur. Për ne është një sfidë e madhe ardhja këtu”.

Liverpool për momentin është një nga skuadrat më të mira, nëse jo më e mira në Europë. Ata po e tregojnë këtë gjë kudo që luajnë. Kanë një skuadër të mirë, trajner i mire dhe të luash në “Anfield”, është një sfidë e madhe. Ne e presim me padurim, le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Xabi Alonso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit