Në pritje të “El Clasico” së rrallë, pa praninë e tifozëve (detajet)

24 Tetor 2020
14:23
Alfred Lleshi
back button

Kanë mbetur më pak se dy orë derisa të fillojë kryendeshja e La Liga-s, por jo vetëm; Barcelona-Real Madrid në “Camp Nou”. Ndeshja midis dy skuadrave më të forta në futbollin spanjoll do të stërtojë në orën 16:00. Kjo është klasikja e parë sezonale. Këtë herë do të jetë peshë e madhe mungesa e publikut. Do të jetë një klasike e rrallë, nga e cila të gjithë do të jemi sy dhe veshë… Emocionuese edhe për futbollistët, të cilët kurrë nuk do ta kenë parë njëri-tjetrin në një duel “steril” si ky. Është një klasike e rrallë jo vetëm për shkak të mungesës së tifozëve. Real Madridi vjen mes të një “deti” dyshimesh. Të bardhët vijnë nga dy humbje radhazi dhe tashmë ka nga ata që kanë filluar të tregojnë Zinedine Zidane si fajtorin kryesor të situatës.

Nga ana tjetër, Barcelona nuk gjen rregullsi në shumëçka të sajën. Koeman po kërkon çelësin, duke i vendosur të rinjtë në formacion, duke ndryshuar sistemin e lojës, por shumë herë kjo të jep ndjesinë se ekipi i tij është ende pezull. Një ndeshje funksionon dhe një tjetër të kujton sezonin e kaluar. Ky është vetëm fillimi i sezonit dhe të dyja ekipet kanë më pak ndeshje sesa duhet. La Liga filloi më vonë për to, pasi kishin luajtur Champions-in gjatë verës. Në çdo rast, një “El Clasico” është “El Clasico”. Askush nuk dëshiron ta humbasë atë dhe, pavarësisht se luhet me dyer të mbyllura, rivaliteti nuk negociohet. Shkoni e hani drekë, që të mos vonoheni. Të jeni në radhën e parë, para televizorit, për të parë klasiken e madhe spanjolle!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit