“Në pushim u bërtita lojtarëve për ato që pashë në fushë, por fitorja ishte e merituar”

11 Tetor 2024
10:38
Telesport
back button

Franca arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 4-1 ndaj Izraelit jashtë fushe, por suksesi për skuadrën e trajnerit Didier Deschamps nuk ka qenë aspak i lehtë. Deri pak minuta nga fundi rezultati ishte 2-1 për miqtë, që më pas realizuan dy golat e sigurisë.

Në pjesën e parë kemi patur mjaft situata të mira për të shënuar. Shënuam vetëm dy gola dhe isha i inatosur. Madje ne e humbëm topin në rastin që çoi në barazimin e Izralit. Ndaj, isha mjaft kritik me djemtë gjatë pushimit. Humbëm shumë topa që nuk duhej t’i bënim”, tha Deschamps.

“I dhamë mundësi kundërshtarit të shpresojë, ndërkohë që kontrollonim lojën dhe disa shpërqendrime na dëmtuan. Këto gjëra nuk duhet t’i bëjmë më. Gjithsesi, fituam, morëm tri pikët dhe është gjithmonë bukur të fitosh”, tha trajneri i kombëtares së “gjelave”.

Më tej, Deschamps analizon lojërat e Francës pas tri sfidave të para në grup: “Pas humbjes me Italinë ka pasur disa kritika, por më pas ne mundëm Belgjikën. Jo çdo gjë është e përkryer, por jo gjithçka duhet hedhur tutje. Jemi në një periudhë tranzicioni, me lojtarë që kanë cilësi dhe kanë nevojë për konfirmim”.

Ky turne i Nations League duhet t’i shërbejë këtij qëllimi. Ndaj Italisë dështuam, por kundër Belgjikës bëmë një lojë të shkëlqyer. Jemi në një mini-kampionat, në një garë trepalëshe. Të hënën do të kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme”, u shpreh Deschamps, që do të luajë ndaj Belgjikës ndeshjen tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit