Ismet Munishi është një nga personazhet më spektakolarë në media për komentet e tij pa doreza. Tekniku së fundmi ka dhënë një intervistë për “Koha Shtesë”, ku ka dalë hapur me disa kritika për trajnerin Sylvinho.
“Hoxha ishte i vetmi që driblonte një kundër një, madje sa gjithë skuadra kuqezi. Shqipëria nuk luajti më futboll pas zëvendësimit të tij. Ai është super lojtar, madje më driblues se Kvaratskhelia”.
“Sylvinho tha se është ndryshe të luash titullar dhe ndryshe 10 minuta. Kjo deklaratë e tij nuk më pëlqeu. Ti je trajner dhe merr vendime, por analistët kanë punën e tyre dhe do të flasin, por jo të thuash ti ‘e patë ju Arbër Hoxhën dhe mbylleni gojën tani’. Edhe ne kemi luajtur futboll, edhe ne e njohim futbollin, nuk kemi ardhur nga mali. Tani erdhi Sylvinho dhe na zbuloi futbollin?!”
“Edhe ne kemi gabimet tona. Edhe Guardiola gabon. Për shembull, Sylvinho ka bërë gabim me Uzunin, Cikalleshin apo Berishën, por nuk kemi thënë gjë për të mos dëmtuar atmosferën. Sylvinho të bëjë punën, jo të drejtojë mendimet e njerëzve”.