Në Spanjë rinovohet… për jetë: lojtari nënshkruan kontratën e pabesueshme

10 Qershor 2022
14:13
Denis Hakanaj
back button

E pabesueshme por e vërtetë, te Levante, rinovimet e kontratave bëhen … për jetë. Ose të paktën kështu i ka ndodhur Jose Luis Garcia Pepelut në këto orë. Mesfushori i lindur në vitin 1998, ka nënshkruar kontratën për 10 sezonet e ardhshme.

Ka qenë klubi që ka njoftuar marrëveshjen e pabesueshme të firmosur me futbollistin, me fanellën me numrin 8 që është pozicionuar horizontalisht për të simbolizuar “pafundësinë”.

Në faqen e klubit mund të lexohet historia e lojtarit dhe gjithashtu arsyeja e rinovimit të kësaj kontrate dhjetëvjeçare. Levante shpjegoi se është një çmim për një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar me paraqitjet e tij në ligë.

Për Pepelu, një rinovim nga sot deri në vitin 2032. Diçka shumë e rrallë në botën e futbollit sot. Urime klubit dhe gjithashtu lojtarit për angazhimin e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit