Në të njëjtin nivel me dyshen Messi-Ronaldo, Lewandowski arrin kuotën 100 në Champions League

27 Nëntor 2024
16:44
Telesport
back button

Robert Lewandowski është 36 vjeç, por luan sikur të ishte 26. Sulmuesi i Barcelonës kapi kuotën e 100 golave në Champions League të martën mbrëma me fanellën katalanase.

Në minutën e dhjetë kundër Brestit, polaku shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit duke arritur numrin 100 me krenari dhe me meritë të plotë, duke kontribuar ndër vite në futbollin europian.

Mes tyre, 69 gola ai i ka shënuar me fanellën e Bayern, 17 me Borussia Dortumund, kurse 14 gola për Barcelonën. Vetëm dy lojtarë kanë më shumë gola se polaku.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 140 gola, ndërsa Lionel Messi 129 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit