“Në tv më pëlqen të shikoj këto dy kampionate”, Reus: Është për të ardhur keq që…

16 Gusht 2022
15:20
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund, Bundesliga, por edhe disa komente personale të qarta. Marco Reus, kapiteni ni klubit verdhezi, ka folur hapur gjatë podcast-it OMR pa i kursyer disa kritika për klubin e tij.

Kapiteni i Borussia Dortmund ka folur në fillim për politikën e klubit të tij duke iu referuar nivelit të skuadrës dhe shumë talenteve që verdhezinjtë kanë formuar dhe më pas kanë shitur:

“Është me të vërtetë për të ardhur keq të shohësh klubin që merr talente të rinj dhe më pas largohen pas dy, tre ose katër vitesh”, ka thënë Reus.

“Ke gjithmonë ndjesinë se mund të krijohet një skuadër shumë e fortë, por pas një ose dy vitesh, skuadra shpërbëhet përsëri sepse dy ose tre lojtarë të rëndësishëm largohen.

“Mendoj për Haaland, Gundogan, Gotze, Sancho, Dembele. Shumë lojtarë të fortë kanë qenë këtu vitet e fundit. Po të kishin qëndruar, Borussia do të kishte qenë protagoniste në Europë. Por e kuptoj si funksionon futbolli. Është edhe biznes”.

Reus ka folur më pas për preferencat e tij në futboll: “Nëse shikoj Bundesliga-n në televizor? Bundesliga-n e njoh mirë, kështu që prefero j të shikoj La Liga-n.

“Për shembull, kur Barcelona luan kundër Real Madrid. Bundes e njoh mirë, natyrisht di diçka edhe për Premier League, veçanërisht kur përballen City dhe United, janë du skuadra të mëdha me lojtarë të mëdhenj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit