Në verë me parametra zero, Salah te Bayern me rrogë sa Harry Kane? Ka edhe një plan B

7 Shkurt 2025
17:49
Telesport
back button

Mohamed Salah po kalon muajt e fundit te Liverpool. Egjiptiani ndihet i lumtur me fanellën e kuqe, por duket se klubi anglez nuk e sheh si lojtar që duhet të rinovojë.

“Jam në muajt e fundit dhe, përderisa klubi nuk është bërë i gjallë, ndoshta në verë nuk do të jem këtu”, tha Salah para pak javësh.

Një opsion për sulmuesin anësor duket se do të jetë Bayern. Ka kohë që përflitet se klubi bavarez po e monitoron egjiptianin, ndoshta sepse po bën gati largimet e Gnabry, Sane dhe Coman.

Eksperti Florian Plettenberg u ka dhënë shpresa tifozëve bavarezë: “Bayern patjetër që do të jetë i interesuar, nëse Salah del si lojtar i lirë”.

Problem është vetëm paga e tij. Salah aktualisht paguhet 22 milionë euro në vit, shifër tepër e lartë. Nëse Bayern zgjedh ta transferojë, Salah do të jetë po aq i paguar sa Harry Kane.

Salah ka edhe një plan B. Nëse nuk gjen skuadrën që do në Europë, mund të pranojë milionat e panumërta nga Arabia Saudite. Dy klube kanë shfaqur interes për të deri tani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit