Nëna e Mbappe akuza PSG: Ajo që ndodhi në Paris është e krahasueshme me një divorc

18 Korrik 2024
10:25
Telesport
back button

Fayza Lamari, nëna dhe agjentja e Kylian Mbappe, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Le Parisien”. Ajo ka shpjeguar mënyrat se si djali i saj u largua nga PSG kohët e fundit.

Ajo që ndodhi në Paris është e krahasueshme me një divorc. Sot, megjithatë, nëse Kylian është në Madrid, ne nuk mund të falënderojmë thjesht Monacon, por duhet të bëjmë të njëjtën gjë me PSG-në”, tha mamaja e Mbappe

Ata i besuan atij në moshën 18-vjeçare, ata investuan një shumë të mirë parash. Në fund të fundit, megjithatë, unë mendoj se ai e përligji mire investimin”, tha Lamari. Tani Mbappé kërkon rreth 100 milionë euro.

Kjo gjë është tani në duart e avokatëve të Kylian, por kam besim edhe te PSG. Besoj se do të kthehen në normalitet shumë shpejt. Sapo kemi marrë një letër-përgjigje nga ata, do të merren vendime”, tha amamai e futbollistit.

Jemi këtu, shpresoj që të gjitha këto të mos e lënë në hije atë që kemi përjetuar, që të mos ndalemi në këtë temë. Gjykata? Nëse nuk kemi zgjidhje, padyshim që po. Tani shpresoj shumë që të respektohet kontrata që kemi nënshkruar dy vjet më parë”, tha Fayza Lamari.

Mbappé ka luajtur 308 ndeshje për PSG dhe ka shënuar 256 gola. Me klubin francez ai fitoi 6 herë kampionatin francez, Kupën e Francës 4 herë, Kupën e Ligës Franceze dy herë dhe Superkupën e Francës 3 herë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit