“Nëse fitojmë ndaj Juves do hamë biftek falas gjithë javës”

11 Shtator 2019
21:29
back button

Juventus do të udhëtojë në Firence këtë fundjavë për t’u përballur me Fiorentinën dhe Kevin Prince Boateng ka një mesazh të qartë për “Zonjën e Vjetër”.

“Unë mendoj vetëm për fitoren. E di sa e rëndësishme është kjo ndeshje, për tifozët dhe për Firencen. Nëse ne e mundim Juven, për një javë do të hamë biftek falas”, tha fillimisht ganezi.

Ndër të tjera Boateng zbuloi edhe prapësitë e tij gjatë jetës, që nuk i dhanë atij shansin të jetë në majën e futbollit botëror.

“Kthehem pas dhe mendoj: Nuk e shikova futbollin si një punë. Isha trap. Nëse do e kisha marrë seriozisht unë mund të kisha luajtur me Real Madridin, ose në Barcelonë.

Kisha para. Isha mbreti i lagjes. Nuk bëja palestër, nuk kam shkuar kurrë. Shikoja të gjeja lumturinë në gjërat materiale. Makina të bën të lumtur për një javë, kështu që unë blija tre makina për të qenë i lumtur tri javë. Budallallëku më i madh që bëj tani është kur kaloj limitin e 50 km/h. Ndihem i çmendur kur i jap makinës me 55 km/h”, me këto fjalë 32-vjeçari tregon të gjithë synimin e tij, duke mos e vënë futbollin kurrë në plan të parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit