“Nëse fitojmë gjithçka situata mund të ndryshojë për Mbappe, të shohim se ç’do të ndodhë”

20 Mars 2024
8:35
Telesport
back button

Kylian Mbappé së shpejti do të jetë lojtar i Real Madrid. Sulmuesi francez nuk do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain dhe me shumë gjasa do t’i bashkohet “los blancos” si transferim i lirë këtë verë.

Fabian Ruiz, bashkëlojtari i tij në radhët e PSG, nuk e ka problem këtë largim. Në fakt, ish-lojtari i Napoli ka dashur të lavdërojë bashkëlojtarin e tij pavarësisht largimit të tij të ardhshëm.

Le të mos flasim për të ardhmen e Mbappé. Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Përveçse një lojtar i mirë, ai është edhe një person i mirë“, u shpreh Fabian Ruiz, në sezonin e dytë me PSG.

“Mbappe është i lirë të vendosë dhe shpresoj që deri në fund të sezonit t’ia dalim mbanë të fitojmë kudo së bashku. Më pas të shohim se çfarë mund të ndodhë”, tha Ruiz, 4 go,a në 61 ndeshje zyrtare me PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit