“Nëse gjeni foto time në disko tërhiqem”, – legjenda e Realit mes akuzash

16 Shkurt 2020
13:29
Eraldo Harlicaj
back button

José María Gutiérrez (Guti) po kalon një moment të keq me Almerian në kategorinë e dytë spanjolle, pasi ekipi i tij po përjeton një krizë rezultatesh. Nuk është vetëm një situatë e tillë që pengon skuadrën e tij, pasi së fundmi ka patur zëra në Spanjë që Guti dhe disa lojtarë kanë festuar në pub në mesjavë para ndeshjes.

“Ka qenë një ditë e vështirë për mua dhe familjen time. Pavarësisht sulmeve jam i qetë. Jeta ime po shkon mirë, zgjohem në mëngjes të jem me djalin tim, shkoj në punë dhe kthehem te familja ime, nuk kam kohë për më shumë. 

“Nëse dikush gjen një foto në ndonjë vend në Almeria, jo vetëm me lojtarët, por dhe vetëm në disko unë tërhiqem dhe i kthej të gjitha paratë që Almeria më ka paguar deri më tani. Nuk kam dalë kurrë me lojtarët, ndërgjegjja ime është e pastër”, – tha Gutti. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit