“Nëse koronavirus rikthehet në NBA, mund ta mbyllim përfundimisht sezonin”

30 Qershor 2020
8:53
Telesport
back button

Më 30 korrik, NBA do të rinisë kampionatin në Orlando (Florida) me pjesëmarrjen e 22 skuadrave. Një restart ende me shumë polemika, pasi rastet e Covid-19 në Florida ditët e fundit po arrijnë shifra alarmante.

Në 24 orët e fundit, në Florida janë regjistruar gati 9 mijë raste të reja, një rekord, një rritje me 77% e të prekurve. Kjo situatë ka krijuar mjaft panik si te skuadrat ashtu dhe drejtuesit e NBA-së.

Komisioneri Adam Silver, në lidhje me situatën e krijuar dhe të ardhmen e këtij sezoni tha: “Morëm një vendim për ta rinisur kampionatin edhe pse e dimë që ky vendim ka risqet e tij. Ne duhet të adaptohemi me çdo situatë. Ne nuk shqetësohemi vetëm për shtimin e rasteve në Floprida, por në të gjithë vendin”, tha Silver.

Komisioneri u shpreh se çfarë do të ndodhë në rast se koronavirus shfaqet edhe në NBA. “Mendoj se do të jemi më të sigurt në një ambient të mbyllur. Gjithsesi, në rast se rastet e Covid-19 në NBA do të jetë të shumta mund ta mbyllim para kohe sezonin”, tha Silver.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit