“Nëse më hedh “KO” brenda dy raundeve tërhiqem nga sporti”

21 Janar 2020
12:32
Telesport
back button

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka replikuar sot pas deklaratës së Tyson Fury, që tha se do ta mposhtë kampionin e botës brenda dy raundeve të para në revanshin që do të zhvillojnë më 22 shkurt në Las Vegas.

Mos e besoni këtë që thotë, pasi ai thjesht po promovon duelin tonë. Besoj se askush nuk e ka marrë seriozisht këtë deklaratë”, tha Wilder për “TMZ Sports”.

Fitore e Fury ndaj meje në raundin e dytë? Askush nuk e beson këtë gjë. Ju më njihni se kush jam dhe ju e dini se parashikimet më kanë dalë. Nëse Fury me mund brenda dy raundeve të para, atëherë unë do të tërhiqem nga sporti. Unë kam deklaruar se do të dueloj edhe për 6 vite të tjera, por nëse Fury e realizon këtë gjë do të tërhiqem menjëherë”, tha Wilder.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit