“Nëse Messi do të largohet nga Barça, do të vijë te ne”

28 Maj 2020
16:53
Denis Hakanaj
back button

Lionel Messi kthehet në qendër  të vëmendjes. Asnjë problem te Barcelona, por zërat e zakonshëm në lidhje me të ardhmen e tij kanë filluar të shtohen shumë.

Pasi ka dhënë mendimin e tij në lidhje me rifillimin e kampionatit spanjoll, Pleshti është kthyer të jetë në qendër të zërave të merkatos.

Çfarë dpo të bëjë Messi pasi t’i thotë lamtumirë Barcelona-s Tërheqje apo kthim në atdhe? Përgjigjen e ka dhënë zëvendëspresidenti i Newell’s Old Boys.

Siç ka bërë të ditur Diario Ole, drejtuesi ka folur për të sulmuesin nga Rosario dhe të ardhmen e tij. “Nëse do të vendosë të largohet nga Barcelona, do të luajë te Newell’s”.

Kjo është siguria e Cristian D’Amico. “Nuk varet vetëm nga ne”, ka shtuar më pas ai. “Mund të na ndihmojë edhe Federata Argjentinase e Futbollit, Tapia është miku i tij. Unë nuk e kam kontaktuar kurrë, nuk dua ta shqetësoj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit