“Nëse Messi vjen në Olimpiadë me Argjentinën, ta presim me sharje e vërshëllima për ato që ka thënë”

14 Shkurt 2024
11:32
Telesport
back button

Trajneri i kombëtares U-21 të Argjentinës në futboll, Javier Mascherano, pasi u kualifikua për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, deklaroi se ndjente “detyrimin” t’i kërkonte Lionel Messi dhe Angel Di Maria të merrnin pjesë në Olimpiadë me përzgjedhjen olimpike të Argjentinës.

Kjo deklaratë ka krijuar pakënaqësi te Jérôme Rothen, ish-futbollist i kombëtares së Francës dhe PSG. “Ne nuk duhet të harrojmë atë që ai nuk i dha PSG-së. Si parizian dhe francez, pse duhet të shpresoj se ai do të luajë për Argjentinën?”, tha Rothen.

Nëse ka ndonjë mënyrë për të kundërshtuar faktin që Messi na ka tallur për dy vjet, le ta shajmë atë, për t’i treguar se jemi shumë të pakënaqur me imazhin që ai dha për PSG-në, Parisin dhe Francën”, tha më tej Rothen për “RMC Sport”.

Për imazhin e Olimpiadës, do të ishte fantastike të kishe Messi. Nuk kam asgjë kundër tij për gjithçka që ai ka bërë për futbollin. Nga ana tjetër, kur të respektosh veten, lojtari, njeriu dhe karriera e tij, nuk duhet të kesh kujtesë të shkurtër. Dhe kam përshtypjen se disa e kanë”, tha Rothen, që është i zemëruar me ish-yllin e PSG.

Ai foli jo mirë kur është larguar nga PSG. Tha se ishte një fatkeqësi të jetonte në Paris, se nuk e pritën siç do të donte… Aspak: e vunë në majë të kullës Eiffel, si Neymar dhe të gjithë ata që respektonin. Por ne nuk u përgjigjëm“, tha Rothen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit