“Nesër mund të vijë telefonata e Bayern për Pogba”, Raiola: Ishin një hap larg De Ligt…

10 Dhjetor 2021
16:03
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Paul Pogba, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në fund të sezonit, nuk do të jetë në Bundesliga.

Këtë e ka thënë në një intervistë të dhënë për Sport 1 menaxheri i francezit, Mino Raiola:

“Nuk është i mundur një transferim i tiji në Bundesliga sepse mentaliteti gjerman është ndryshe. Nuk munden dhe nuk duan të paguajnë këto rroga të larta”, ka thënë Raiola.

“I vetmi klub gjerman që mund ta marrë është Bayern Munich, por as ata nuk mund të arrijnë te rroga e Paul. Gjermanët janë në fundin e piramidës së rrogave ndërkombëtare”.

Në vazhdim të intervistës, super menaxheri është kthyer te mundësia e transferimit të Pogba te Bayern, duke e ndryshuar pak versionin e tij:

“Kemi shumë oferta për të, mes të cilave është edhe zgjatja e kontratës me United. Do të kërkojmë zgjidhjen më të mirë. A kemi marrë një ofertë nga Bayern? Akoma jo, por ndoshta mund të vijë nesër. Duhet të pyesni Bayern-in.

“Bayern është i vetmi klub që mund t’ia lejojë vetes, mendoj se do të mësojmë diçka më shumë pas dy muajsh. A e dini se pothuajse kemi dërguar Matthijs de Ligt në Mynih? Kemi patur biseda shumë të mirë. Është për të ardhur keq që operacioni nuk u mbyll”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit