Nesër shorti i fazës në grupe, gjithçka duhet të dini për sezonin e ri të Champions League

30 Gusht 2023
12:09
Alfred Lleshi
back button

Vetëm tri skuadra mungojnë për të kompletuar grupet e Ligës së Kampionëve 2023-2024. Ndeshja e dytë e “play-off”-it e 30 gushtit do të përcaktojë se kush nga Antwerp-AEK Athinë, Kopenhagë-Rakow, PSV-Glasgow Rangers do t’iu shtohen 29 skuadrave tashmë të kualifikuara për shortin e datës 31 gusht.

Vazoja e parë dhe e dytë e shortit tashmë janë të kompletuara, e treta dhe e katërta do të plotësohen në varësi të asaj se kush kualifikohet nga “play-off”. Italianët në çdo rast tashmë kanë pozicione të siguruara (Napoli në vazon e parë, Interi në të dytën, Lazio dhe Milani në të tretën).

“Play-off” i Ligës së Kampionëve (30 gusht)

AKE Athinë-Antwerp (ndeshja e parë 0-1)

Kopenhagë-Rakow (ndeshja e parë 1-0)

Rangers Glasgow-PSV (ndeshja e parë 2-2)

Shorti i grupeve të Champions League do të hidhet të enjten, më 31 gusht, në orën 18:00. 32 skuadrat do të ndahen në katër grupe. Vazoja e parë përbëhet nga kampionët në fuqi, fituesi i “Europa League” dhe gjashtë kampionë kombëtarë. Vazot e tjera, nga e dyta deri tek e katërta do të përcaktohen nga renditja e klubeve. Asnjë ekip nuk mund të përballet me një tjetër nga e njëjta federatë. Çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit.

VAZOJA E PARË – Benfica, Barcelona, ​​Bayern Munich, Feyenoord, Manchester City, Napoli, PSG, Seville

VAZOJA E DYTË – Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, Inter, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid

VAZOJA E TRETË – Lazio, Milan, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Sporting Braga, Crvena Zvezda

VAZOJA E KATËRT – Galatasaray, Lens, Newcastle, Real Sociedad, Union Berlin (plus ato që vijnë nga “play off”-i).

Dy të parët e secilit grup do të kalojnë në raundin tjetër, ku nis eliminimi direkt. Ekipet e vendeve të treta nga secili grup do të kalojnë në “play-off” për fazën eliminatore të “Europa League”, ku do të përballen me skuadrat e vendit të dytë nga grupet përkatëse të “Europa League” për një vend në 1/8 finale.

DATAT E FAZËS SË GRUPEVE TË LIGËS SË KAMPIONËVE

Xhiroja e parë: 19/20 shtator 2023

Xhiroja e dytë: 3/4 tetor 2023

Xhiroja e tretë: 24/25 tetor 2023

Xhiroja e katërt: 7/8 nëntor 2023

Xhiroja e pestë: 28/29 nëntor 2023

Xhiroja e gjashtë: 12/13 dhjetor 2023

Lajme të tjera

Lajmet e fundit