Neuer me Bayern Munich në fushë deri 40 vjeç, palët janë afër rinovimit të kontratës

21 Dhjetor 2024
18:10
Alfred Lleshi
back button

Bayern Munich dhe Manuel Neuer mund ta zgjasin edhe më tej marrëdhënien e tyre, e cila aktualisht është duke skaduar (në fund të sezonit). Po diskutohet rinovimi edhe një vit tjetër, çka do ta lejojë portierin e lindur më vitin 1986 ta veshë fanellën e bavarezëve deri në moshën 40-vjeçare.

Portieri gjerman, aktualisht jashtë fushave deri në fund të vitit 2024 për shkak të thyerjes së një brinje, pritet të rikthehet pas pushimit dimëror. “Diskutimet me kapitenin po shkojnë në drejtimin që mund ta imagjinoni, – shpjegoi drejtori sportiv Max Eberl. – Tani mbetet vetëm të sqarohet dhe diskutohet për detajet e fundit”.

Neuer erdhi në Bavari në vitin 2011 nga Schalke 04 dhe që atëherë ka grumbulluar 540 paraqitje me Bayern Munich, duke kontribuar në pasurimin e kabinetit të trofeve të klubit me: 11 tituj kampion, 7 Superkupa të Gjermanisë, 5 Kupa të Gjermanisë, 2 Liga të Kampionëve, 2 Superkupa UEFA dhe 2 Kupa të Botës për Klube.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit