Manchester City nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Newcastle në javën e gjashtë të Premier League.
Ndeshja e luajtur në St. James Park është zhbllokuar në minutën e 35-të.
Ka qenë Gvardiol që ka kaluar në avantazh Citizens me një finalizim të bukur nga brenda zonës së rreptësisë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 57-të, Gordon ka fituar dhe ka transformuar një penallti duke fiksuar shifrat në 1-1.
NEWCASTLE-MANCHESTER CITY – GOLAT – VIDEO
Skuadra e Pep Guardiola-s nuk ka rritur të fitojë asnjë nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit kur nuk ka pasur në dispozicion as Rodri-n dhe as Kevin de Bruyne (1 barazim, 4 humbje).
Erling Haaland nuk ka arritur të shënojë sot dhe kjo do të thotë se Sergio Aguero vazhdon të jetë i vetmi lojtar që ka shënuar në gjashtë ndeshjet e para të një sezoni të Premier Leaguer.
Një nga rekordet e Kun i reziston për momentin Haaland-it.
Manchester City mban përkohësisht vendin e parë në renditje me 14 pikë, ndërsa Newcastle është në pestin me 11.