Neymar është kthyer në kryelajm, por kësaj here jo për një paraqitje të tij të jashtëzakonshme në fushë. I shkatërruar nga lëndimet gjatë përvojës së tij të pafat tek Al-Hilal, ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së nuk ka ndërmend të ndalojë së luajturi. Pavarësisht zërave për rikthimin e tij të mundshëm në Brazil, sulmuesi nga vendi i Sambës ka vendosur të blejë një apartament të mrekullueshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Një investim emocionues. Ndërsa pret të zgjidhë dyshimet për të ardhmen e tij, Neymar ka blerë një apartament në kompleksin ekskluziv të “Bugatti Residences”. Kampioni brazilian, i cili mund merr pagë javore prej 2.5 milionë paund, ka zgjedhur të blejë një shtëpi me vlerë 43 milionë paund, që është e barabartë me rreth 50 milionë euro.
Ky është një apartament nën çati, me ashensor privat në derën e përparme, me pishinë dhe pamje direkte nga qendra e Dubait. Madje ka ashensor edhe për supermakinën e tij, kështu që i siguron çdo lloj rehatie. Apartamenti luksoz është frymëzuar nga peizazhi i ofruar nga Riviera Franceze, siç konfirmohet nga ndërtuesi Binghatti, i cili e njeh strukturën në mënyrë të përsosur.
Shpenzime të çmendura për Neymar, i cili disa javë më parë kishte blerë tokë buzë detit në Miami për 20.5 milionë paund, duke nxitur zërat për transferimin e tij të mundshëm tek Inter Miami i David Beckham, ku do të takohej me Lionel Messin dhe Luis Suarez.